Topojë-Fier/ 39 vjeçari me probleme me shikimin, Stop zgjidh kempin-2 Prill 2021

Roland Muçaraku, është 37 vjec. Ai jeton në fshatin Grykë, Topojë, Fier, së bashku me nënën e vet.Rolandi ka vuajtur përherë nga problemet në shikim, por aktualisht rrezikon verbërinë e plotë.Gjendja ekonomike e tij është e dobët dhe Rolandi, nuk ka mundësi as të vizitohet, e jo më t’i nënshtrohet ndonjë operacioni.Në vitin 2014 shkoi në Itali për t’u trajtuar dhe punuar, dhe qysh atëherë e deri më sot, Kempi iu ndërpre. Ai nuk e di, nëse është pranuar ose jo nga komisioni në Kempin Epror, edhe pse ka bërë gati dosjen.Sapo “Stop” nisi të interesohet, vjen edhe lajmi i mirë, që ai do të trajtohet sërish me kemp. Njësisë Topojë i kërkuam ndihma ushqimore për të dhe na u premtua se do të mblidhen shumë shpejt.Rolandi kërkon po ashtu një palë syze të reja dhe një operacion për sytë, që të mos verbohet plotësisht.

Të Fundit