Tmerr në Zvicër, drejtori i një klinike kardiologjie është përgjegjës për vdekjen e 70 pacientëve

Një skandal i rëndë ka dalë në dritë ditët e fundit në Zvicër , pasi një drejtor i një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Zyrihut dyshohet se është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 70 pacientëve.

Më konkretisht, sipas informacioneve nga swissinfo, një hetim zbuloi se shkelje të rënda etike dhe vdekje të papritura kanë ndodhur në departamentin e kirurgjisë kardiake të Spitalit Universitar të Cyrihut (USZ) nga viti 2016 deri në vitin 2020. Vetë spitali i konfirmoi këto gabime me një deklaratë zyrtare.

Hetimi nxjerr në pah shkallën tepër të lartë të vdekshmërisë gjatë kësaj periudhe. Sipas të dhënave, nga rreth 4,500 operacione kirurgjikale, pati 68 deri në 74 vdekje më shumë sesa pritej statistikisht .

Gjatë këtyre viteve, drejtori i klinikës së kirurgjisë kardiake në Cyrih ishte profesori italian, Francesco Maisano . Në zemër të skandalit është i ashtuquajturi “Cardioband”, një implant për riparimin e valvulave të zemrës, i cili u prodhua nga një kompani në të cilën profesori italian kishte pjesëmarrje dhe dyshohet se u përdor në mënyrë të papërshtatshme në 13 raste.

Përdorimi i këtij implanti mund të lidhet me numrin e tepërt të vdekjeve të theksuara në raport. Spitali Universitar i Cyrihut (USZ) i ka raportuar këto incidente – në veçanti vdekjet dhe përdorimin e papërshtatshëm të pajisjes “Cardioband” – në Zyrën e Prokurorit Publik. Hetuesit do të shqyrtojnë nëse janë kryer vepra penale.

Të Fundit