Tjetër mrekulli në Turqi, burri nxirret i gjallë nga rrënojat pas 300 orësh

Mrekullitë vazhdojnë të ndodhin në Turqi. Pas 13 ditësh nga tërmeti i fuqishëm, tani që shpresat për të gjetur të gjallë nën rrënoja janë pothuajse zero, ekipet e shpëtimit vijojnë të bëjnë mrekulli.

Së fundmi, një tjetër lajm i mirë ka ardhur nga Turqia, ku një burrë u nxor i gjallë nga rrënojat pas 300 orësh nga tërmeti.

Ai menjëherë u dërgua në spital për trajtim mjekësor të specializuar, ndërkohë nga ajo që mediat vendase raportojnë fatmirësisht burri është jashtë rrezikut për jetën.

Të paktën 40,689 njerëz u vranë nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, tha të dielën agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ishin me qendër në Kahramanmaras dhe goditën 10 provinca të tjera – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa. Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.

Të Fundit