Tiranë/ Punonjësja filipineze grabit çanta luksi dhe diamante me vlerë mbi 100 mijë euro

Një grabitje e mirëplanifikuar ka ndodhur në një nga rezidencat më të shtrenjta të kryeqytetit, ku një familje shqiptare është grabitur nga punonjësja e tyre me origjinë filipineze. Grabitja ka ndodhur në kompleksin “Ambasador 3”, ku punonjësja ka grabitur sende që e kalojnë shumën mbi 100 mijë euro.

Bëhet me dije filipinezja punonte në të zezë dhe ishte dëbuar më parë nga autoritetet vendase. Ajo punonte me kohë të pjesshme, pranë familjes shqiptare ku shërbente për pastrimin dhe mirëmbajtjen e banesës.

Bëhet me dije se punonjësja ka grabitur dy çanta Channel me vlerë rreth 12 mijë euro, dy çanta Hermes ku njëra kushtonte 46,000 euro, ndërsa tjetra kushtonte rreth 6,600 euro. Përveç këtyre ajo ka marrë një unazë me diamant me vlerë 15,000 euro dhe një palë vathë me diamant 1 Karat me vlerë rreth 10,000 euro.

Punonjësja ka kryer gjithashtu edhe vjedhje të tjera gjatë kohës kur pronarët e banesës nuk ndodheshin në shtëpi. Ajo ka marrë shumë parash që variojnë nga 100 deri 500 euro. Në total ajo i ka marrë familjes 20,000 euro cash. Autoritetet janë vënë në ndjekje të saj, ndërsa po hetojnë edhe mënyrën se si ajo është punësuar, kur ndaj saj ishte dhënë një vendim dëbimi.

Të Fundit