Tiranë, policia rrugore penalizon 959 shoferë

Policia e Tiranës u bën thirrje shoferëve të kenë kujdes dhe të respektojnë më përpikmëri rregullat e qarkullit rrugor, pasi brenda një javë janë penalizuar 959 shoferë.

Përgjatë javës, policia e kryeqytetit ka monitoruar dhe ndjekur me prioritet shkeljet që janë burim për aksidentet rrugore, duke angazhuar patrulla civile dhe të uniformuara, për monitorimin e shkelësve të semaforëve, konstatimin e mjeteve që qarkullojnë mbi normat e lejuara të shpejtësisë, verifikimin e drejtueseve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, përdorimin e aparateve celulare gjatë drejtimit të mjeteve etj.

Të Fundit