Tiranë / Mbyten dy fëmijë në liqenin e Prushit

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se dy fëmijë të moshës 11 vjeç dhe 13 vjeç janë mbytur në liqenin e Prushit.

Në liqen kanë qenë një grup të rinjsh duke u larë, katër prej tyre kanë dalë, por dy të miturit nuk kanë mundur të dalin nga liqeni.

Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05, ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit