Geni Rapi, nga Piluri Devoll, kërkon ndihmën e emisionit “Stop”, pasi është divorcuar para 10 vjetësh e po kaq kohë ka pa parë vajzën e tij, e cila ishte 4 vjec e ca e tani po i afrohet të të 15-ave.Ish-bashkëshortja e Genit, Mirela Xone, sipas informacioneve tona, është martuar në Maqedoninë e Veriut, ku mori dhe të bijën, duke e kaluar ilegalisht nga pika kufitare e Tushemishtit në Pogradec.
Geni nuk ka asnjë lajm nga vajza, edhe pse Geni ka bërë kallzim në polici, në prokurori dhe e ka kërkuar me gjykatë, por sërish nuk ka marrë asnjë infromacion nga e bija.Për 6 muaj emisioni “Stop” investigoi këtë rast dhe mundi të gjejë, ku është Erga.Ne udhëtuam drejt Maqedonisë së Veriut, ku fillimisht takuam burrin maqedonas të Mirelës, i cili u tregua bashkëpunues për të realizuar takimin e Ergës me të atin pas 10 vitesh. Më pas vjen dhe Mirela, e pas shumë përpjekjesh, realizohet takimi i Ergës me babain Geni Rapi.Ky i fundit pretmon, se do i lidhë pensionin vajzës dhe do i hedhë në bankë edhe 8 milionë e 400 mijë, që munguara, për vitet, që nuk kishin kontakt.