Këngëtarja Rita Ora në një dalje për mediat disa orë para zhvillimit të koncertit madhështor në sheshin “Skënderbej”, u përlot teksa u ndal të flasë për rastin e përdhunimit të vogëlushes 11-vjeçare në Kosovës nga më shumë se 5 burra.
Me lot në sy, Rita kërkoi ndjesë si dhe tha se fëmijët duhet të jenë të lirë, ndërsa u kërkoi mbështetësve të saj të vegjël në moshë që të kenë besim te vetja pasi ëndrrat që kanë mund të bëhen realitet.
“Më falni për shqipen time, dua të them se është një privilegj që të performoj dhe është një punë e mrekullueshme që këta njerëz kanë bërë. Dua të përgëzoj, kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Dua të nënvizoj rëndësinë e të qenit këtu dhe të festuarit. Dua të them se të flasim për rininë nuk është diçka që e marrim për të mirëqënë, dua të theksoj rëndësinë që ato kanë. Dua të theksoj të gjitha talentet që kanë dalë në fushën time dhe të them se ëndrrat bëhen realitet. Më falni, se jam emocionale për atë që ndodhi në Kosovë. Duhet që të mbrohen gratë dhe vajzat”, tha Rita.