Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një thirrje për të rinjtë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama fton të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për të qenë përfaqësues të vendit tonë përkrahë trupave të NATO-s.
“MIRËMËNGJES
Ti ke forcën që nderon kombin, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë .
Bëhu pjesë dhe suksese!”-shkruan Rama në reagimin e tij.