“Ti je engjëll mbrojtës, të kam xhan”, bisedat mes ish-kryegjyqtares e Suel Çelës: Ti më ke mua, unë të kam ty

Pajtime Fetahu është ish-kryegjyqtarja e Elbasanit e arrestuar ditën e djeshme në kuadër të megaoperacionit të SPAK.

Fetahu akuzohet për përfshirje me grupet kriminale, si pjesë e klanit Çopja.

Gjithashtu është bërë e ditur se kjo e fundit ka udhëruar vrasjen e gazetarit Saimir Kodra në shenjë hakmarrje.

Së fundmi janë zbardhur edhe disa biseda mes Fetahut dhe Suel Çelës, i cili ka pseudonimin Marjus Lulaj.

Nga bisedat duket se ish-gjyqtarja dhe personazhi i botës së krimit kanë një marrëdhënie mjaft miqësore.

Pjesë nga biseda mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës alias Marjus Lulaj:

Pajtime Fetahu: Ti si je, je mërzitur?

Marjus Lulaj: Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di.

Pajtime Fetahu: S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim.

Marjus Lulaj: Pa diskutim po

Pajtime Fetahu: Pse mua qysh më di ti

Marjus Lulaj: Hahahaha

Pajtime Fetahu: S’dorëzohemi ne

Po ashtu në një bisedë tjetër mes Fetahut dhe Çelës duket që lidhja e tyre është shumë miqësore:

Marjus Çelaj: Rri e qetë nuk je vetëm.

Pajtime Fetahu: Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës.

Marjus Çela: Edhe unë, rri super e qetë…

Pajtime Fetahu: Unë të kam ty, ti më ke mua

Të Fundit