Thyen orarin e lëvizjes, gjobiten me 10 mijë lekë me dhjetëra persona

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e shtetit ka gjobitur me qindra qytetarë për mos mbajtjen e maskës dhe thyerjen e orarit kufizues për të lëvizur.

Sipas Aktit Normativ për pandeminë mbajtja e maskës mbrojtëse është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve të fundit në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 393 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

  1. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
    Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 23 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

    Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Të Fundit