Albani, një i ri që jeton tani në Britani, denoncon në “Stop”, sesi u mashtrua nga OPGJ i Prokurorisë së Tiranës Ibrahim Saliko.Historia fillon, kur Albani po divorcohej me bashkëshorten, proces i shoqëruar me sherre për kujdestarinë e fëmijës. Cështja shkoi në Prokurorinë e Durrësit me prokurore Oltiana Cifliku. Midis Albanit dhe prokurores janë shkëmbyer sms për zbutjen e rrethanave. Pasi procesi mbaroi, Albani shkoi në Britani, por një ditë të bukur ai informohet, se është dënuar me 6 muaj burg, pasi kishte kërcënuar prokuroren. Në këtë pikë u ekstradua dhe kreu dënimin në Shqipëri.Pas përfundimit të dënimit, Albani u rikthye në Britani, por iu kërkua të bënte denoncim për prokuroren Oltiana Cifliku dhe gjyqtaren Vjosa Zaimi.Në Shqipëri ai kontaktohet nga OPGJ Ibrahim Saliko, ku bëri kallzim për dy zyrtaret e drejtësisë në Durrës.Por kur kuptoi, se asgjë nuk po lëvizte, u tërhoq nga kallzimi dhe rinisi jetën e tij në Angli.Pak kohë më vonë mori një telefonatë nga OPGJ Saliko, i cili e informoi, se ndaj tij ishte hapur një tjetër cështje për deklarim të rremë. OPGJ sugjeroi, që dënimin t’ia kthente në dëm monetar dhe i kërkoi 700 mijë lekë të vjetra, për të mbyllur cështjen. Të tjera para duheshin për avokat, ndaj Albani i dërgoi Ibrahimit një milionë lekë të vjetra.
Pasi mori një milionë lekë nga Albani me banim në Britani, OPGJ Ibrahim Saliko kërkoi edhe një milionë të tjera, duke thënë, se kishte fëmijën sëmurë.Sapo i dha paratë, Albani humbi cdo kontakt me OPGJ, pasi ky i fundit u zhduk dhe i bllokoi numrin.Pas shumë përpjekjeve, Albani i tha zyrtarit të prokurorisë, se do të bënte publike në media gjithë mashtrimin e tij.Nën presionin e publikimit, OPGJ Ibrahim Saliko i kthen mbrapsht qytetarit 2 milionë lekë, që i kishte marrë me anë të mashtrimit.