“Thonë se s’duam t’ju ndajmë” Vuçiç kritika BE për mungesën e hapjes së negociatave me Shqipërinë – Stop
Bota, Të Gjitha

“Thonë se s’duam t’ju ndajmë” Vuçiç kritika BE për mungesën e hapjes së negociatave me Shqipërinë

Në samitin e organizuar ditën e sotme në Bled të Sllovenisë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vuçiç shtroi pyetjen se cila do të jetë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor teksa mori shembull Maqedoninë e Veriut, që sipas të cilit, edhe pse ndryshoi emrin e shtetit nuk iu hapën negociatat.

“Cila do të jetë e ardhmja për të gjithë ne? Shikoni Maqedoninë e Veriut, ata ndryshuan emrin e shtetit të tyre dhe iu premtua se do të hapeshin negociatat? Morën gjë? Jo nuk morën asgjë. Sot është pengesë Bullgaria, nesër do jetë dikush tjetër. Dhe pastaj i thonë Shqipërisë që nuk po i hapim negociatat se s’duam t’u ndajmë nga Maqedonia e Veriut. I thonë dhe Serbisë që keni bërë progres, por mund të bëni dhe më mirë. Unë nuk po qaj për ndihmë, po them atë që është e vërtetë dhe prandaj ne po bëjmë më të mirën për t’u afruar me njëri-tjetrin, të mbajmë paqen në rajon që jo gjithmonë është e lehtë”, tha Vuçiç.
Në fokus të takimit  është e ardhmja e Europës dhe planifikimi për përgjigje ndaj sfidave aktuale. Pjesëmarrës në këtë forum është edhe kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga ministrja Olta Xhaçka dhe ministri Arben Ahmetaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *