Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se do t’i jepet fund fishekzjarreve në orën 12 të natës.
Sipas tij shumë shpejt do të ketë një masë të re.
“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit shumë shpejt do të vijë me një masë të re ku do të duhet t’i japim fund historisë së fishekzjarreve në orën 12 të natës.”, tha Balla.
Këtë deklaratë ministri Balla e bëri gjatë fjalës së tij në takimin ku u fol për bilancin e sezonit turistik.