The Guardian: Emigrantët shqiptarë nuk duhet të bëhen ‘kokë turku’

Media prestigjoze britanike, The Guardian ka publikuar një tjetër artikull për emigrantët shqiptarë të cilët shkojnë me varka të vogla apo gomone në Britaninë e Madhe, një pjesë e të cilëve kërkojnë edhe azil.

Sipas The Guardian, shqiptarët nuk duhet të bëhen ‘kokë turku’, teksa theksohet se çështja e tyre është kthyer në temë kryesore në garën për lidershipin e Partisë Konservatore.

Deri më tani, asnjë nga kandidatët e mbetur në garë për kreun e konservatorëve, nuk kanë dhënë asnjë sugjerim për të zgjidhur çështjen e emigrantëve shqiptarë.

The Guardian shkruan se duke iu referuar zbulimit të inteligjencës ushtarake, Britania e Madhe është në shënjestër të grupeve shqiptare të krimit të organizuar, të cilat tashmë mendohet se kanë zotërojnë disa pjesë të tregut anglez të drogës.

Vëmendja e autoriteteve britanike është shtuar për shkak se 2,165 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madeh midis janarit dhe qershorit të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhën të një viti më parë, ky numër ishte 23.

Në artikull, thuhet se bashkëpunimi i autoriteteve britanike me ato evropiane dhe sidomos franceze, është thelbësore.

Të Fundit