Tharja e liqenit nxjerr në pah aeroplanin e zhdukur 56 vite më parë

Ndërsa temperaturat e larta kanë goditur Kaliforninë, tharja e liqenit në këtë shtet ka bërë të mundur zbulimin e avionit të rrëzuar në vitin 1960.

Zbulimi u bë javën e kaluar, ndërsa avioni përputhet me përshkrimin e Piper Comanche 250, i cili u zhduk në ditën e Vitit të Ri në 1965.

Një kompani që testonte pajisje nënujore në liqenin Folsom, afër Sacramento, gjeti aeroplanin plotësisht të paprekur në një nga pikat më të thella të liqenit.

Nga rrëzimi i aeroplanit në vitin 1965 humbën jetën 4 personat që ndodheshin në bord dhe u arrit të gjendej vetëm trupi i pilotit, ndërsa tre trupat e tjerë nuk u gjetën kurrë megjithëse kërkimet vazhduan deri në vitin 2014.

Kompania e studimit, Seafloor Systems, së pari mori objektin misterioz në një pajisje hidrolokatori.

“Unë pashë diçka që nuk ishte normale,” i tha Tyler Atkinson, një punonjës i Seafloor Systems.

Nga inspektim nga afër u zbulua se objekti ishte një aeroplan.

Ishte niveli i ulët i ujit në liqen që e lejoi ekipin të bënte fotografi të qarta të bishtit të avionit dhe helikës.

Zyra lokale e sherifit tani do të duhet të vendosë nëse avioni mund të rikuperohet.

Niveli i ujit të liqenit Folsom aktualisht është në 38% të kapacitetit normal si rezultat i një thatësire në të gjithë shtetin.

Javën e kaluar, Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli një emergjencë thatësire në 41 nga 58 qarqet e shtetit, duke përfshirë tre qarqet që rrethojnë liqenin.

Burimi: BBC 

Të Fundit