Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë, se ka ikur nga ky fshat dhe nga kjo banesë në vitin 2004. Ai thotë, se tani i kërkojnë, që të paguajë gati 7 milionë lekë për konsum energjie, edhe pse ka ikur herët e telat janë prerë që atëherë.Sipas një procesverbali të mbajtur nga ana e specialistëve, është vërtetuar, se kontrata e zotit Isa, është e kryqëzuar me atë të Tofikut, djalit të xhaxhait të tij.Edhe vetë Tofiku tregon, se paguante me dy kontrata, sot nuk e di se ku kanë vajtur paratë.Supervizori Saljon Hoxha, thotë, se ia kanë marrë ankesën Isait dhe ia kanë përcjellë teknikës në Berat, pasi vetëm kaq mund të bëjnë.Endrit Toska, drejtor i OSHEE-së Berat, shpjegon, se janë bërë verifikimet dhe i janë nisur drejtorive në FSHU, për të gjetur një zgjidhje. Pas gjithë këtyre hallkave, ne iu drejtuam OSHEE-së qendrore, dhe pas disa ditësh morëm përgjigjen, se Isa Hoxha është i lirë nga detyrimet.
