Tërmeti në Turqi, Begaj në ambasadën turke në Tiranë: E kemi të vështirë të gjejmë fjalët për të ngushëlluar popullin vëlla turk

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka shprehur pranë ambasadës turke në Tiranë, ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë një ditë më parë.

Begaj shkruan se populli shqiptar e ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin vëlla turk. Ai shton se lutemi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të familjeve të prekura nga kjo tragjedi.

“Sot shpreha ngushëllimet pranë Ambasadës së Turqisë, për tërmetin shkatërrimtar të datës 6 shkurt 2023.

Populli shqiptar, si dhe unë e kemi të vështirë të gjejmë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin vëlla turk dhe qetësuar sadopak zemrat e familjeve të të mbijetuarve.

Lutemi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të secilës familje të prekur nga kjo tragjedi”, shkruan ai.

Të Fundit