Tërmeti i mëngjesit të sotëm, në Korçë ka shkaktuar dëme të shumta në disa banesa.
Mësohet se në fshatin Vidohovë dëmet pas tërmetit të sotëm janë thëlluar dëmet e tërmetit që lëkundi vendin në qershor.
Një banorë i fshatit Vidohovë duke folur për Report Tv ka deklaruar se në atë periudhë nuk është bërë asnjë riparim, ndërsa ka thënë se është tmerruar nga lëkundjet.
“Ka qene i pari edhe i dyti që ka bërë dëme. Kemi frikë, ku të shkojmë. Nuk e di ç’do të bëjmë. Ndihem i rrezikuar. Ata vijnë bëjnë ç’bëjnë e ikin. Për çfarë i dua paratë kur nuk kam shtëpi. Jemi katër veta në këtë banesë. Dua shtëpinë nuk dua para. Deri më tani asnjë riparim nuk është bërë”, tha ai