Publikohet thirrja për tenderin ndërkombëtar të shkollave.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një videolive në rrjetet sociale, ku foli për betejën me koronavirusin dhe për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kreu i qeverisë deklaroi se 7.9 miliardë lekë janë vënë në dispozicion për ndërtimin e shkollave dhe konvikteve, ndërsa 8.7 miliardë për banesat.
“Sot, tani që ne po flasim ne kemi nxjerrë thirrjen publike për tenderin ndërkombëtar të shkollave. 7.9 miliardë lekë, pra 79 milion dollarë pa tvsh për shkolla të reja, për 59 shkolla të reja, 8 konvikte që do ndërtohen nga e para në Universitetin Bujqësor dhe 4 konvikte të reja në Qytetin Studenti. Këto dhe 8.7 miliardë për shtëpitë tanimë janë të shpallura prej disa ditësh, bëjnë plot 16.6 miliardë ose 160 milionë dollarë, të cilat kjo qeveri as nuk do t’i lëvizë nga destinacioni, as nuk do t’i lërë pa paguar në kohë edhe sikur të gjithë donatorët të na thonë ndjesë t’i kam por tani kemi koronën”, tha Rama.