Tërhiq denoncimin nga “Stopi” dhe do të kthej lekët, mashtruesja santazhon qytetarin!

Emisioni “Stop” ka transmetuar disa herë mashtrimin e qytetarëve nga “Perla Agency” me pronare Verjana Gega. Një nga viktimat e saj është dhe qytetari Festim Muca.Ai tregon, se ka shkuar në zyrat e Perla Agensy në vitin 2018 dhe ka paguar 1 800 euro për një kontratë pune për në Gjermani.Ajo i kishte thënë, se nëse nuk do të pranohej viza, lekët do të ktheheshin. Viza u refuzua, por ajo nuk ia ktheu lekët kurrë, duke i nxjerrë justifikime të ndryshme. Tani zyra e saj qëndron e mbyllur dhe prej gati katër vjetësh Festimi nuk ka marrë lekët e tij.Pas shumë komunikimesh, Verjana Gega komunikon me motrën e Festimit dhe i kërkon, që ai të tërhiqet nga denoncimi në “Stop”, madje të bëjë sikur nuk e dinte, që lekët ishin hedhur. Vetëm në këtë mënyrë, sipas saj, qytetari do të mund të merrte paratë e veta.

Të Fundit