“Tepelena s’do të jetë më një qafë fallco, por një atraksion turistik”, Rama: Rrugët e ngushta janë në të gjithë Europën – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Tepelena s’do të jetë më një qafë fallco, por një atraksion turistik”, Rama: Rrugët e ngushta janë në të gjithë Europën

Kryeministri Edi Rama, nën shoqërinë e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ka inspektuar punimet në rrugën Dukaj-Sinaj.

Kryeministri sqaroi, se deri më tani, kjo rrugë ka përfunduar në masën 75% ndërsa në muajin shtator, e gjithë vepra do të jetë e përfunduar.

Me përfundimin e këtij investimi, Tepelena, sipas kryeministrit do të jetë një atraksion i përshkueshëm nga turistët vendas e të huaj.

E shtimi i tyre sipas tij do të shoqërohet dhe me një rritje ekonomike për bizneset e zonës.

“Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët janë të ngushta, duhet të jenë më të gjera. Rrugët turistike kanë parametrat e tyre në të gjithë Evropën dhe kudo.

Ajo që ka rëndësi të gjithë këto akse janë duke u mbyllur dhe e kthejnë Tepelenën nga një qafë fallco në një pikë turistike për turistët, qoftë dhe nga ata që vijnë nga Gjirokastra, qoftë ata që vijnë nga Tirana apo nga Saranda.

Bëhet e gjitha një paketë turistike. Pa llogaritur dhe ekonominë e turizmit dhe agroturzimit dhe prodhimit blegtoral. Nga një zonë prodhuese e ushqimeve të shijshme, po kthehet në një pikë turistike për turizmin poshtë, që nga Vlora, Himara dhe më gjerë”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *