Të paktën 52 të burgosur ndërruan jetë si pasojë e një zjarrvënieje të qëllimshme gjatë një revolte në burgun e Tuluá, një qytet në Kolumbi në perëndim të kryeqytetit Bogota.
Gjenerali i Agjencisë së Burgjeve Tito Castellanos, ka bërë me dije se gjatë hetimeve të kryera kanë verifikuar se zjarri shpërtheu, pasi të burgosurit i vunë flakën disa dyshekëve, në mënyrë që gardianët të mos shuanin protestën e tyre.
Burgu Tuluá mban në arrest rreth 1267 të burgosur dhe në pjesën ku u shkaktua zjarri kanë qenë të strehuar rreth 180 të burgosur. Burgjet kolumbiane kanë një problem serioz të mbipopullimit, ku kapaciteti mbajtës është 81000 persona, ndërkohë janë rreth 97000 të burgosur, shkruan Rai News.
Presidenti kolumbian në largim, Iván Duque, në një vizitë në Portugali, shkroi në Twitter se ishte “në solidaritet me familjet e viktimave” dhe se ai “kishte dhënë udhëzime” për të kryer hetimet në zbardhjen e kësaj tragjedie”.
Riña entre dos capos habría provocado el incendio que causó la muerte de 51 reclusos en la cárcel de Tuluá, centro del Valle del Cauca https://t.co/YkPgGxkysc pic.twitter.com/9hckMqD3f2
— Noticias Caracol (@NoticiasCaracol) June 29, 2022