Tentoi të përdhunojë 89-vjeçaren, tetë vite burg për 27-vjeçarin

Me tetë vite burgim është dënuar një 27-vjeçar i cili ka tentuar të përdhunojë një 89-vjeçare në Greqi, pasi kishte bastisur shtëpinë e të moshuarës me qëllim grabitjen.

I riu vuan nga problemet e shëndetit mendor, e për këtë arsye ka marrë dënim të reduktuar nga Prokuroria e Athinës.

27-vjeçari ndodhet i izoluar në spitalin psikiatrik të burgut të Koridhalos, shkruan protothema.gr.

Sipas aktakuzës, 27-vjeçari u arrestua në gusht të 2019-ës në Trikala, i akuzuar për tentativë përdhunimi dhe grabitje.

Të Fundit