Tentoi të fuste në Shqipëri 23 600 euro të padeklaruara, procedohet turku

Policia e kufitare e Morinës ka sekuestruar një sasi prej 23 600 euro të cilat një shtetas turk tentoi t’i fuste pa i deklaruar në vendin tonë.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi turk B. S., në një çantë të këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën 23 600 euro, të cilat shtetasi B. S. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk B. S., 52 vjeç, banues në Mal të Zi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

 

Të Fundit