Tentoi të abuzonte se*sualisht me 33-vjeçaren, procedohet 50-vjeçari në Vlorë

Një 50-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 33-vjeçare.

Ngjarja është regjistruar në Vlorë.

Autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje pas kallëzimit të bërë nga vetë 33-vjeçarja.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Nga specialistët u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 33 vjeçe, se 50-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit