Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se qeveria shqiptare bashkohet me qëndrimet e aleatëve strategjikë.
Po ashtu, Rama shkruan se ndërkohë që qeveria mbështet plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog.
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!