Tenderi 240 mln lekë, ish-kryebashkiaku Fatos Tushe apelon vendimin, avokatët: S’ka prova që e implikojnë

TIRANË
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, ka apeluar vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg.

Bëhet me dije se ish-kryebashkiaku ka pranuar kërkesën e SPAK, që e akuzon atë për shpërdorim detyre.

Nëpërmjet avokateve të tij mbrojtës, Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin prej 240 milionë lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Të Fundit