Temperaturat nën zero gradë me ngrica në zonat malore

Këtë të enjte, vendi ynë pritet të ndikohet kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash në orët e mesditës dhe pasdites vonë, kryesisht në jug të vendit.

Ndërkohë, SHMU thekon prezencën e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -3 deri 5°C, në zonat e ulëta 1 deri 16°C dhe në zonat bregdetare 4 deri 17°C

 

Të Fundit