Temperatura deri në -50 gradë, 200 mln amerikanë përfshihen nga dimri i acartë

Rreth 200 milionë amerikanë janë përfshirë nga moti i keq në SHBA, ku deri më tani janë shënuar të paktën 19 vdekje.

Më shumë se 1.5 milionë njerëz humbën energjinë dhe mijëra fluturime u anuluan të premten.

Stuhia e madhe shtrihet më shumë se 2,000 milje (3,200 km) nga Teksasi në Quebec.

– Advertisement –
Pjesa më e madhe e vendit, nga Kolumbia Britanike në Neëfoundland, është nën paralajmërimet për të ftohtin ekstrem dhe stuhi dimërore.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NWS) tha se harta e së premtes “përshkruan një nga shkallët më të mëdha të paralajmërimeve dhe këshillave të motit dimëror ndonjëherë”.

Temperaturat në disa zona si Elk Park, Montana, ranë në -50 gradë, ndërsa qyteti i Hell, Michigan, ka ngrirë.

Përmbytje bregdetare janë parë në Nju Angli, Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Të Fundit