“E kisha parë në TV”, Bora Muzhaqi tregon takimin e parë me Ramën: U ndjeva shumë e sikletosur

Zv.ministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi ka rrëfyer takimin takimin e parë me kryeministrin Edi Rama. Ajo ka zbuluar se ka qenë përpara se të shpallej fushata, më herët e kishte parë vetëm në televizion.

Ndër të tjera Muzhaqi ka theksuar, se u ndje shumë në siklet.

“Ka qenë para se të shpallej fushata, nuk e kisha takuar asnjëherë më përpara, sigurisht e kisha parë si të gjithë të tjerët në televizion, më kishin njoftuar që isha pjesë e listave për të qenë kandidate për PS-në dhe më thonë që duhet të vish të bësh një video me kryeministrin. Dhe sigurisht isha tek ajo pjesa, po prisja të vinte kryeministri, sigurisht një gjë shumë e madhe kështu e çuditshme, ndoshta një gjë e re për mua dhe ndërkohë që më thonë, shiko se erdhi, kur dëgjoj një zë nga cepi tjetër që kush ishte. “Po kjo Bora ku është?” U ktheva në një moment, ishte kryeministri. U ndjeva shumë e sikletosur, vajta t’i jepja dorën, një gjë që bën çdo njeri normal, prezantohet. I them përshëndetje, unë jam Bora. Po më thotë e di, aty ngela”, tha ajo në “Jo Vetëm Modë”.

Të Fundit