Qytetari, Gerald Bajraktari, tregon, se në datën 6 mars 2021, shkoi në urgjencën e kardiologjisë në QSUT, pasi iu ngrit tensioni. Ai vuan nga “Atak Panik”.Pacientët, që vuajnë nga kjo sëmundje, ndër të tjera, ndjejnë ftohtë, kryesisht në gjymtyrë. Geraldi thotë, se pasi kishte pirë një medikament, që ia ka rekomanduar një mjek gjerman, u stabilizua disi, por kishte ftohtë nga këmbë. Në këto kushte i kërkoi mjekut kardiolog Elton Çalliku, një batanije, por mjeku iu përgjigj me arrogancë dhe duke menduar, se po filmohej i bërtiti dhe e qëlloi në fytyrë me pëllëmbë.Geraldi thotë, se versionin e tij është gati ta mbrojë kudo dhe kërkon që institucioni të hapë kamerat.Në një bisedë të mëvonshme me pacientin, mjeku e pranon aktin, por thotë, se ishte i stresuar, për shkak të një lajmi të keq për shëndetin e një kolegu.Ndërsa në një sqarim për “Stop”, mjeku Elton Calliku shprehet, se pretendimet e zotërisë, se është goditur me qëllim nga ana e tij, janë të pavërteta.
- +355 67 220 8888
- [email protected]