Të paktën 2 persona kanë gjetur vdekjen dhe 14 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një festë në një lagje të SHBA-së .
“Gjatë hetimeve që pasuan, dy prej të cilëve kishin vdekur në vendngjarje”,njoftoi policia ndërsa shtoi se një nga të plagosurit është në gjendje kritike.
Policia tha se të shtënat ndodhën në një festë ku ishin mbledhur deri në 300 persona.
Nuk dihet ende arsyeja e ngjarjes, ndërsa Policia është në kërkim të autorëve të dyshuar.
Incidenti vdekjeprurës zgjeron listën e më shumë se 115 të shtënave masive të raportuara në Shtetet e Bashkuara deri më tani këtë vit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë.