“Të pamend, injorantë”, Milo përgjigje kritikëve të Enver Hoxhës për luftën – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Të pamend, injorantë”, Milo përgjigje kritikëve të Enver Hoxhës për luftën

Historiani Paskal Milo e cilëson debat të nxitur nga njerëz injorantë në fushën e historisë atë lidhur me Luftën Nacional-Çlirimtare.

Në Euronews Albania, Milo u shpreh se lufta që kanë bërë shqiptarët ka qenë e qartë në objektivat e veta; të çlirojë vendin nga fashizmi dhe asnjë vend tjetër në Evropë përveçse në Shqipëri nuk e ka vënë në dyshim thelbin e luftës antifashiste.

“Këto dyshime të pamend do t’i quaja i bëjnë njerëz që janë injorantë në fushën e historisë dhe ata që duan ta përçudnojnë ta përmbysin historinë por ata me 5 pare mend në kokë s’mund të shtrojnë pyetje të tilla. Asnjë popull se’ vë në dyshim thelbin e luftës antifashiste. Vetëm në Shqipëri janë vënë në dyshim vlera të tilla të përbotshme që nderojnë shqiptarët për pozicionin që morën shumica e vendeve evropiane, vetëm një pakicë që kanë perversitetin për të përmbysur historinë e mendojnë këtë. Përmbysja e historisë nuk është vetëm të shash Enver Hoxhën ta quash kriminelë, të heqësh dëshmorët nga institucionet”, tha Milo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *