STOP-EMISIONI 62(Sezoni 8) 29 Nentor 2022-Me shtepi pa leje e nderton katin e dyte, gjobitet e vijon ndertimin.

Dajana Prifti dhe Gjergji Kola, të dy banorë të njësisë numër 2, tek Ura e Tabakëve, ankohen se një komshiu i tyre, Preng Bërdufi, u ka cënuar pronën private, duke ndërtuar në vitin 2020, në kohën e pandemisë pa leje. Personi, që po ndërton, ka një kat shtëpie në proces legalizimi dhe katin e dytë pa leje.

Denoncuesit thonë, se janë drejtuar te specialisti i zonës, Agim Mece, policia Bashkiake, Kryetari i Bashkisë, Imt, kryeministri dhe nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Sot është dita e 78 vjetorit të clirimit të vendit.Kjo datë në Shqipëri gjithmonë ka ndarë palët, pasi e majta e feston atë, ndërsa e djathta njeh 28 nëntorin edhe si datë të pavarësisë edhe të clirimit.Në ndoqëm ceremonitë shtetërore me këtë rast, që u zhvilluan në Tiranë dhe vizitat te varrezat e dëshmorëve.

Lidhur me problemin e ndërtimit pa leje në zonën e Urës së Tabakëve, gazetarja interesohet te specialisti i zonës Agim Mece, i cili e përcjell tek Komisariati numër 1. Vetë Preng Bërdufi, personi, që po ndërton, deklaron, se nuk ka asnjë letër dhe e ka bërë ndërtimin me kokën e vet, e për këtë është dënuar me gjobë 1 milionë e gjysëm lekë, por ndërtimi nuk i është prishur.Maringlen Qato, Drejtor i Imt-së, shprehet, se nuk ishte në dijeni të rastit, por do të marrë masa dhe do të veprojë.Pas kësaj, Imt i la detyrë Preng Bërdufit, të prishë ndërtimin e katit të dytë dhe prishja u realizua nën vëzhgimin e inspektorëve të Imt-së.

Të Fundit