Të merresh peng për 220 mijë Lekë, kjo është historia e 19-vjeçarit në Rrëshen që përfundoi me arrestimin e 2 të rinjve

Një 19-vjeçar është marrë peng dhe mbajtur në një makinë në garazhin e një pallati në Rrëshen nga 2 të rinj me qëllim për t’i vjedhur paratë që ai kishte. Pasi i vodhën me forcë 220 mijë Lekët që i riu kishte me vete, pas disa minutash, 2 autorët ikën nga vendi i ngjarjes dhe e lanë në rrugë 19-vjeçarin.

Pas ngjarjes, ai denoncoi atë që i kishte ndodhur në polici dhe në kuadër të operacionit të koduar “Telefonata”, uniformat blu bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, 20-vjeçarin me iniciale M.B., banues në Rrëshen dhe 19-vjeçarin me iniciale E.T., banues në Durrës.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 Lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe me 2 celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

Të Fundit