STOP-EMISIONI 136 (Sezoni 9) 11 Mars 2024- “Ta pështyj në surrat, t’ia q* ro*t!” 12-vjeçari drogohet, ikën nga shtëpia

Nëna e një 12 vjecari është drejtuar në redaksinë tonë, për të treguar, se djali i saj 12 vjecar, prej 3-4 muajsh largohet nga banesa. I mituri ka braktisur shkollën dhe është bërë përdorues i lëndëve narkotike. E ëma thotë, se ai edhe vjedh në shtëpi për të siguruar substancat narkotike.Ajo me të vëllain kanë konstatuar një grua, që u shet mall të miturve.Në shkollën 9 vjecare “Hasan Prishtina, ku duhet të studionte i mituri, drejtoresha Lindita Tufa dhe psikologia e Albina Vocaj thonë, se situata për nxënësin në fjalë është jashtë kontrollit dhe nuk ato nuk kanë një zgjidhje.Mamaja e 12 vjecarit është përballur edhe me Lirën, sic quhet gruaja, që i shet të miturve drogë, por nuk ka marrë dot zgjidhje.Me komisariatin numër 4, punonjësen e mbrojtjes së fëmijëve njësia 3 dhe nënën e fëmijës, është bërë e mundur gjetja e 12 vjecarit bashkë me shokun e tij. U tentua komunikimi dhe akomodimi i tij në Qendrën “Nisma Arsis” por 12 vjecari e braktisi edhe atë. Pas rigjetjes, i mituri u dërgua në spitalin psikiatrik, për shkak edhe të crregullimit të sjelljes, ngaku sërish u largua.

Lidhur me problematikën e 12 vjecarit, që ka braktisur shtëpinë e shkollën e drogohet rrugëve, punonjësja e mbrojtjes së fëmijëve në njësinë numër 3, Denisa Babasula, thotë, se janë bërë të gjitha përpjekjet për sistemim. Por sipas Babasulës, asnjë institucion nuk është izolues dhe i mituri largohet.Ekspertja e cështjeve sociale, Majlinda Keta shprehet, se në këto kushte, duhet të rikthehen shkollat e riedukimit ose të emërtohen ndryshe, por të jenë për këtë kategori fëmijësh.

Ceremonia e ndarjes së cmimeve Oscar u shoqërua edhe me disa incidente e momente të diskutueshme.Aktorja Liza Koshy është penguar nga takat e fustani i gjatë, duke u rrëzuar në tapetin e kuq. Ndërsa aktori John Cena i habiti të gjithë, ndërsa u shfaq nudo në skenën e ndarjes së cmimeve, duke dhënë pikërisht cmimin për kostumin më të mirë.

Të Fundit