Të falat e kancelarit austriak dhe dreka e mirë opozitare në Bruksel 18 tetor 2018

Sot në seancën parlamentare të rradhës, opozita sërish nuk mori pjesë. Pak ditë më parë ishte në Bruksel delegacioni shqiptar, por deputeti socialist Fate Velaj, i ra nga Viena. Ai njoftoi në facebook, se komshiu i tij, kryeministri austriak i përcolli të falat për Edi Ramës. Pas mbërritjes në Bruksel, opozita e kryesuar nga Genc Pollo, braktisi edhe atje seancën, pasi nuk pranoi, që seanca të bashkëdrejtohej nga Taulant Balla. Në këto kushte, fshikullimi i zyrtares europiane, nuk e ka kursyer opozitën shqiptare. Monika Makovej tha, se është e papranueshme, që demokratët vajtën në Bruksel me paratë e shqiptarëve, i futën dhe një drekë të mirë dhe dolën nga seanca e diskutimit për vendin e tyre.

Të Fundit