Të dy oficerë në ushtri, çifti vrau 7 terroristë të Hamasit për të shpëtuar binjakët e tyre

Një çift izraelit ka vrarë shtatë militantë të Hamasit për të shpëtuar fëmijët e tyre. Sipas mediave të huaja, Adar dhe Itay Berdychivsky të dy 30-vjeç, nga Kfar Aza shërbenin në ushtrinë izraelite si oficerë dhe mbanin armë në shtëpi.

Kur militantët iu afruan shtëpisë së tyre, çifti fshehu binjakët e tyre 10 muajsh në përpjekje për t’i shpëtuar. Ata vranë me armë zjarri 7 terroristë, por fatkeqësisht më pas u vranë të dy nga anëtarë të tjerë të bandës.

Fëmijët e tyre shpëtuan dhe pse qëndruan të vetëm për plot 14 orë, derisa gjyshja e xhaxhai i tyre i gjeti.

Militantët e Hamasit lëshuan një numër të madh raketash nga Rripi i Gazës në Izrael mëngjesin e 7 Tetorit.

Më 9 Tetor, Izraeli tha se rifitoi kontrollin mbi të gjithë kufijtë dhe zonat ngjitur me kufirin pranë Rripit të Gazës. Deri më tani, numri i të vdekurve në Izrael është rreth 1600 persona, me 2500 qytetarë të tjerë të plagosur.

Të Fundit