MDMA, droga që njihet ndryshe si ekstazi, duket se është kthyer në shpëtimtaren e martesave në SHBA. Terapistët e çifteve kanë filluar ta ofrojnë përdorimin e saj, nën monitorim, për të zgjidhur problemet e partnerëve.
VICE boton historinë e Isabel (emër i sajuar) dhe bashkëshortit të saj, të dy mjekë, të cilët një herë në vit paguajnë një dado për dy fëmijët e tyre, marrin një dhomë në ndonjë nga resortet jo shumë larg qytetit dhe i zgjidhin konfliktet e marrëdhënies nën efektin e drogës.
Drogërat psikedelike si ketamina, psilocibina dhe ekstazia po shihen si mekanizma që mund të trajtojnë depresionin, çrregullimet e stresitposttraumatik, varësinë nga droga dhe ankthin e fundit të jetës.
MMDA është e paligjshme në SHBA, por disa grupe kanë çuar studimet e tyre në FDA për të marrë miratimin për përdorimin e saj. Disa terapistë e kanë bërë ketaminën (e ligjshme në SHBA) pjesë të trajtimeve të tyre, ndërsa të tjera ofrojnë edhe variante të paligjshme të saj.
Jayne Gumpel, punonjëse sociale në Nju Jork, thotë se njeh rreth 150 çifte të trajtuara me ketaminë. Disa prej tyre ia kanë dalë të ribashkohen, pasi kishin shkuar në prag të divorcit.
Mesatarisht një seancë e kësaj terapie kushton 200 dollarë dhe zgjat një orë. Nën efektin e ketaminës, si burri edhe gruaja, ulin mbrojtjen dhe nisi të shkëputen nga ideja se ana e tij/saj e historisë është e sakta. Rrjedhimisht, vjen pajtimi.
Dr. Reid Robinson, mjek në një prej klinikave që ofrojnë trajtime me ketaminë, thotë se në vend që t’i shkëpusë nga njëri-tjetri, droga i afron partnerët.
Përdorimi i MMDA rrit nivelet e dopaminës dhe serotoninës së një personi (neurotransmetues që ndikojnë në kënaqësinë dhe dëshirën seksuale), duke përmirësuar shumë jetën e tyre seksuale.
MMDA nuk ka qenë gjithmonë e paligjshme. Ajo lejohej dhe u përdor për terapinë e çifteve në vitet 1970 dhe 1980, përpara se të hynte në fushën e veprimit të Programit I në 1985, që do të thotë se qeveria vendosi se nuk kishte përdorim mjekësor dhe shfaqte potencial të lartë për abuzim. Raportet e hershme zbuluan se ishte e dobishme në zgjidhjen e çështjeve të marrëdhënieve dhe komunikimit.
Në varësi të vendimit të Federatës së Ilaçeve dhe Ushqimit, MMDA së shpejti mund të jetë e disponueshëm për njerëzit me çrregullime të stresit posttraumatik.