Të djathtët protestojnë në Londër, thirrje kundër emigracionit dhe muslimanëve, përleshje edhe me policinë

Më shumë se 110 mijë protestues mbështetës të së djathtës ekstreme u mblodhën në qendër të kryeqytetit britanik, Londër, në protestën më të madhe nacionaliste në dekada.

Tubimi u organizua nga aktivisti Tommy Robinson i të djathës ekstreme i njohur për qëndrimet e tij kundër islamit.

Njerëzit u mblodhën në Londër nga e gjithë Britania e Madhe me qëllimin për të protestuar për lirinë e fjalës, por gjatë tubilimit u dëgjuan thirrje raciste dhe antimuslimane.

Pjesëmarrja në demonstratë i tejkaloi disa herë vlerësimet e policisë duke rezultuar në përleshje të tensionuara dhe në disa raste edhe të dhunshme mes protestuesve dhe efektivëve.

Policia Metropolitane tha se të paktën 25 persona u arrestuan dhe 26 oficerë u plagosën, përfshirë katër të cilët u plagosën rëndë.

Protestës iu bashkua online edhe miliarderi amerikan Elon Musk, i cili ndër të tjera bëri thirrje edhe për shpërbërjen e parlamentit britanik.

Politikanë dhe aktivistë të tjerë ekstremistë të djathtë u ftuan të flisnin në protestë edhe nga vende të tjera, përfshirë Francën.

Përfaqësues të qeverisë britanike të pyetur nga mediat thanë se nuk ishin të shqetësuar nga protesta, e cila sipas tyre tregoi që fjala e lirë në britani të madhe është e garantuar.

Të Fundit