Rektori Sallaku: Të rinjtë më të prirur drejt punës në sektorin shtetëror se në privat
Studentët që përfundojnë studimet në Universitetin Bujqësor futen në tregun e punës brenda një kohe rekord. Sipas një studimi të kryer nga ky universitet, të rinjtë arrinë të lidhin kontrata pune brenda një muaj nga përfundimi i studimeve.
Sektori publik për t’u punësuar mbetet më i preferuar nga të rinjtë, kjo dhe falë rritjes së pagave.
“Të rinjtë më të prirur të punësohen në shtet dhe agjensi publike.”
Rektori i Bujqësorit, u bën apel të maturantëve që t’i shikojnë më me prioritet degët që ofrohen në këtë universitet, jo vetëm për mundësitë e punësimit që ofrohen por edhe faktin se këto programe janë shpallur me interes kombëtar nga qeveria dhe çdo student pavarësisht mesatres që ka do të mund të përfitojnë një bursë mujore sa paga minimale, 40 mijë Lekë në muaj si dhe përjashtim të tarifës së studimit.