Merrte makina me qira dhe i shiste për skrap, arrestohet 34-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Daily” është vënë në pranga 34-vjeçari me inciale D.K., i cili merrte makina me qira ditore dhe mashtronte për kthimin e tyre.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia, ka rezultuar se 34-vjeçari merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore në subjekte që ofrojnë këtë shërbim në Tiranë, Vlorë dhe Sarandë dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes. Dyshohet se ai i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit