Taulant Balla: Po të mos ishte PS Shqipëria do kishte humbur mijëra metra det

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në seancën e sotme plenare ka folur për marrëveshjen e Shqipërisë me Greqinë për krijimin e qendrës policore të përbashkët.

Gjatë fjalës së tij, Balla solli në vëmendje marrëveshjen e vitit 2009 të PD-së me Greqinë për detin. Balla deklaroi se në rast se nuk do ishte PS Shqipëria do kishte sot mijëra metra më pak det se ka aktualisht.

“Nëse nuk do ishte PS Shqipëria do kishte humbur mijëra metra det për shkak të Saliut dhe Lulit. Saliu rrinte lart, Luli poshtë. Kjo sot nuk është marrëveshja e detit. Nëse PS nuk do e çonte marrëveshjen e 2009 në Gjykatën Kushtetuese Shqipëria do kishte mijëra metra tokë më pak.

Shqipëria do eci përpara në rrugën euriopiane. Do vijë një moment kur duhet të anëtarësohemi në BE. Shqipëria në modelin e BE dhe marrëveshjeve Shengen po negocion edhe marrëveshje të tjera që janë paradhoma të integrimit.

Sali Berishës këto i shkaktojnë fobi. Hapja dhe integrimi në BE. Ka mijëra shqiptarë që u është refuzuar pa të drejtë hyrja në tokën greke për shkak të vendimeve arbitrare. Kur bëhen punë të mira duhet të themi përgëzime qeverisë për arritjen e kësaj marrëveshje. Me Maqedoninë e Veriut për shkak të Ballkanit të Hapur jemi lehtësuar. Sa herë të merrni fjalën për Greqinë duhet të kërkoni ndjesë për marrëveshjen e vitit 2009”, tha Balla.

Të Fundit