Taulant Balla në Elbasan/ Takim të veçantë me mësuesen: Më ka mbajtur në krahë 40 vite më parë kur isha 3 vjeç

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ndal sot në Elbasan ku pati një takim të veçantë me zysh Marjanin, e cila shprehet ai “më ka mbajtur në krahë 40 vite më parë kur isha 3-4 vjeç”.

Balla është shprehur se nuk e mbante mend pasi ka qenë shumë i vogël, dhe për këtë ka telefonuar nënën e tij e cila i ka konfirmuar se Marjana ka qenë mike e saj dhe e ka mbajtur në krahë Taulantin.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Elbasan – Teksa trokasim në dyert e shtëpive mikpritëse elbasanase, supriza më e bukur ishte për mua ishte të takoja zyshë Marjanën e cila si moshatare dhe kolege me prindërit e mi më ka mbajtur në krahë 40 vite më parë kur unë isha 3-4 vjeç. Mirënjohje mësueseve elbasanase që kanë dhënë një kontribut të vyer në edukimin e shumë brezave.

Të Fundit