Do procedohet Presidenti? Shpërthen Meta: Policia në monitorim, në 2 mars i kurseva, të mos më detyrojnë…

Nëse preket vota e 25 prillit por edhe nëse ka tentativa për të proceduar Presidentin, Kreu i Shtetit e dha një përgjigje.

Përballë gazetarëve ai i kujtoi kryeministrit, por edhe policisë 2 marsin, ndërsa e ftoi popullin në referendum.

“Unë jap President, ushtari i parë i Republikës dhe student i dhjetorit. Kam shumë respekt për policinë, ju kam dalë për zot kur janë sulmuar, por ju kujtoj se janë në monitorim të përditshëm, nuk do mbaj përgjegjësi unë për fatin që do ju përgatisë populli shqiptar.

Ata janë për të shërbyer, jo për të bërë grup horrash që bëjnë një evazion të frikshëm. Shqiptarët si kthen kush nga rruga e demokracisë. Akti i djeshëm çfarë ishte? Vajzat e proceduara për agjitacion dhe propagandë? Duan të më procedojnë mua? Kur të duan, por mos i procedoj unë atë se në 2 mars i kurseva edhe një herë më duhet ta thërras popullin, të mos më detyrojnë! Unë i ftoj të gjithë në votime, vota nuk vlen as sa një dele dhe as sa një lopë. Kërkoj referendum se nuk janë zgjedhje normale këto”,.

Të Fundit