Taulant Balla i bindur: Berisha do të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit i pyetur nga gazetarët për deklaratat e tij se kreu i PD, Sali Berisha do të shpallet shumë shpejt non grata nga BE, kreu i grupit Parlametar të PS, Taulant Balla tha se SHBA, Britania e Madhe dhe BE janë të koordinuara mes tyre.

Sipas Ballës ka një iniciativë në Parlamentin Europian për të identifikuar këdo që punon në dëm të demokracisë, ndërsa shton se natyrshëm një gjë e tillë do të ndodhë edhe në BE.

“Për çështje të karakterit të luftës kundër korrupsionit SHBA, Britania e Madhe dhe BE janë të kordinuara mes tyre. Ka një përpjekje në Parlamëntin Europian, një iniciativë ku kerkohët që personat të cilët janë shpallur non grata nga SHBA apo të përfshirë në instrumenta të tjerë që SHBA-ja po implementon për të identifikuar këdo që punon në dëm të demokracisë, natyrshëm një gjë e tillë do të ndodhë edhe në BE. Në vlerësimin tim kjo nuk do të vonojë.

Kjo nuk do të vonojnë është gjëja e duhur që këta individë që dëmtojnë stabilitetin të kenë të njëjtën qasje nga parlamenti Europina dhe më pas nga vendet e BE”-tha Balla.

Të Fundit