Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hapur një sfidë para deputetëve të Kuvendit.
Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se në fund të mandatit të PS, do t’ju kërkojë falje nëse nuk arrihet shifra e 1 miliardë dollarëve eksporte.
Balla gjithashtu ka ironizuar me deputetët e Partisë Demokratike duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ata do të jenë sërish opozitë dhe PS në mazhorancë.
“Në fund të këtij mandati ne do kemi arritur 1 miliardë dollarë eksporte në bujqësi, këtu do jemi, e kur të vijmë pastaj në vjeshtën e vitit 2025 ku ca prej jush do jenë përsëri ca s’do jenë se kështu ka ndodhur me grupin parlamentar të PD, do ju kërkoj ndjesë nëse s’do kemi arritur 1 miliardë dollarë eksporte.
Natyrshëm ne do jemi prapë në qeverisje ju do jeni në opozitë kjo është e sigurt”,-tha Balla