Tatiana paguan 2000 Euro faturën e ujit: Çfarë i ndodhi ukrainases në Shqiperi?

Jemi në Durrës, pasi shtetasja ukrainase Tatiana Topaltseva na shpjegon, se ka blerë një apartament të vogël para dy vitesh, por prej disa kohësh ka një problem me faturat e ujit të pijshëm. Kur bleu shtëpinë, ndryshoi edhe matësin e ujit, por pas dy vitesh, pa që shënonte mbi 1000 m kub, gjë që, sipas saj, është e pamundur të jetë konsumuar.Në vapën e kësaj vere, Tatiana u detyrua të gjente mënyra alternative për ujin e munguar, derisa pranoi të lidhte një aktmarrëveshje për të paguar shumën prej 2000 Eurosh.Tatiana këmbëngul, se apartamentin e ka marrë pa ndonjë detyrim të pashlyer.Juristi i Ujësjellësit Durrës, i thotë gazetarit, se dy lexues janë hequr nga puna, për shkak të problemeve, që kishin në punë. Ndërsa drejtori i UKD-së shprehet, se sasia e ujit është konsumuar, pavarësisht, se Tatiana mund të jetë vjedhur nga ndonjë subjekt tjetër.Gjithsesi ajo mbetet borxhlie e duhet të paguajë.

Të Fundit