Pak ditë pas transmetimit të këtij rasti në emisionin “Stop” Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korcë, dhe prokurorja Dhorina Theodhori, vendosën seksuestrimin e pamjeve filmike të rastit të transmetuar në 20 shkurt 2023, mbi dhjetra punësime fiktive në bashki.Ky akt ndërmeret pas hetimit të nisur kryesisht për shkak të problematikës së ngritur, që tregonte me zë dhe figurë, sesi punonjës të bashkisë së Bilishtit, punojnë njëkohësisht edhe në sektorin privat.Stop dokumentoi, se Elton Kupe punonte si shofer kamioni, duke figuruar edhe shofer i kryetarit të Bashkisë Bilisht.Ergi Agolli dhe Marsel Muzikanti punonin me saze nëpër dasma dhe festa në orarin zyrtar të punës.Bilbil Metolli punonte në një karburant në Bilisht, duke qenë i punësuar në bashki. Aurel Xhacka bënte taksistin në rrugën Bilisht-Selanik dhe ishte njëherësh punonjës shërbimi në bashki.Emiljano Kocilleri punonte në montimin e xhamave me bashkëshortin e shefes burimeve njerëzore dhe njëherësh punonjës shërbimi në Njësinë administrative Ocisht. Kryetari i Bashkisë Devoll Eduard Duro, fillimisht tha, se jepte dorëheqjen, nëse këto probleme rezultonin të vërteta. Por më pas pranoi, se punonjësit e Bashkisë janë të punësuar edhe në biznese të tjera.
- +355 67 220 8888
- [email protected]